Privilegjet e tepërta të Presidentit

Presidenti i Republikës ka privilegje të panjohura për një shtet të vogël dhe të varfër. Ato janë aplikuar me shpejtësi, në derë të vogël, me ligj të thjeshtë. Si pasojë e kësaj, Maqedonia dy dekada gjendet në një gjendje paradoksale. Nga njëra anë, paraqet “vend të artë” (Eldorado” për presidentët e mëparshëm dhe familjet e tyre, ndërsa nga ana tjetër, qytetarët ngulfaten në varfëri ekstreme. Ligji duhet të shlyhet sepse nxit klientelizëm, korrupsion dhe avaze vjedhjeje në shoqërinë.

Privilegjet e presidentëve të mëparshëm

Presidenti i Republikës është institucion qendror shtetëror, bashkë me Kuvendin, Qeverinë, Gjykata Kushtetuese dhe Supreme. Për të gjithë ata vlen parimi i kushtetutshmërisë statusore dhe institucionale. Sipas këtij parimi, të drejtat dhe obligimet e tyre përcaktohen me Kushtetutën, e jo me ligj. Zbritja e kompetencave në akte më të ulëta do të thotë dobësim të pozitës së tyre kushtetuese. Nga kushtetutshmëria e fortë kalohet në atë të butë, të përshtatshme për devalvimin e legjitimitetit të organeve qendrore.

Me Ligjin për të drejtat e presidentit të RM dhe të familjes së tij nga viti 2004 në mënyrë të vrazhdët i është shmangur nga parimi i kushtetutshmërisë statusore. Me këtë ligj, të miratuar me shumicë të thjeshtë, aplikohen privilegje për presidentin për të cilën gjë nuk ka asnjë fjalë në Kushtetutën. Paraprijësi i tij është Ligji për të drejtat e presidentit të RM pas përfundimit të funksionit nga viti 1999. Ligji i theksuar është miratuar pas përfundimit të mandatit të dytë të presidentit Kiro Gligorov, në kohën kur ka mbushur 82 vjet.

Ligji i ri i merr privilegjet e vjetra dhe aplikon të reja, të pakuptueshme për mendjen e shëndoshë. Presidentit i garantohet e drejta për pension me lartësinë e pagës që e merr presidenti aktual (neni 3). Ajo do të thotë e drejtë për rrogë presidenciale nga muaji i parë i mandatit presidencial deri në fund të jetës. Për atë nuk vlejnë kushtet për pensionim të parapara me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor. Ajo është shkelje e rëndë të parimit kushtetues për barazi të qytetarëve para ligjit. Për shkeljen heshtin organet shtetërore, sepse edhe ato presin për vete privilegje të njëjta. Një kohë më të gjatë rebelohen vetëm gazetarët dhe mendimi shkencor.

Presidenti i mëparshëm ka të drejtë për punësim të personave profesionist në kabinetin (neni 4). Sipas rregullës, personat i zgjedh nga radhët e bashkëpunëtorëve të tij të cilët i kanë ndihmuar përderisa e ka kryer funksionin president. Privilegjet nuk ndalen këtu, Ato përfshijnë edhe të drejta të tjera, siç janë e drejta për hapësirë për zyra, e drejta për sigurim personal, e drejta për auto,mjet zyrtar dhe vozitës dhe e drejta për shpenzime jo-materiale në lartësi prej 8 përqind nga mjetet në Buxhetin, të dedikuara për presidentin (neni 10). Për dy presidentët e mëparshëm në vjet ndahen mjete buxhetore rreth 300.000 euro. Ndërkaq, mjetet shfrytëzohet së koti që në mënyrë evidente shihet nga privilegjet e Branko Cërvenkovskit.

Të drejtat nuk i kanë vetëm presidentët e mëparshëm të cilët kanë mbetur në funksion deri në fund të mandatit. Të drejtat i gëzon edhe presidenti i cili në mënyrë të përhershme është i penguar ta ushtrojë funksionin para skadimit të mandatit. Nëse për shkak të shkaqeve shëndetësore, për shembull presidenti ndërpret ta ushtrojë funksionin, në atë rast ai menjëherë i merr privilegjet e fituara, pavarësisht nëse funksionin e ka ushtruar një ditë ose kohë më të gjatë (neni 2). Prej këtu buron dëshira e fuqishme që, me çdo çmim, të fitohet funksioni presidencial.

Privilegjet e derdhura me dorë të gjerë

E privilegjuar është edhe familja e presidentit. Në rast të vdekjes së tij, bashkëshorti i tij dhe fëmijët e mitur deri në mbushjen e moshës 26 vjeçare kanë të drejtë për pension presidencial të zvogëluar për 30 përqind (neni 11). Pensioni i tyre është më i lartë se pensionet e qytetarëve të tjerë të parapara me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor. Privilegjet, ndërkaq, e familjes së presidentit të vdekur gjatë kohëzgjatjes së mandatit të tij janë edhe më të mëdha. Çdo muaj, bashkëshorti ose bashkëshorti kanë të drejtë për pagesë në para në lartësi të rrogës presidenciale. Të drejtë për zhdëmtim të tillë kanë edhe fëmijët e mitur të presidentit të vdekur nëse nuk kanë prind tjetër. Atë të drejtë e shfrytëzojnë deri në përfundimin e shkollimit të rregullt përkatësisht deri në mbushjen e moshës 26 vjeçare. Fëmijët e presidentit të ndjerë kanë të drejtë edhe për burse për shkollim në vend dhe në botën e jashtme deri në moshën e mbushur 26 vjeçare (neni 12 dhe 13).

Stevo Pendarovski, foto Borçe Popovski
Stevo Pendarovski, foto Borçe Popovski

Familja e presidentit të ndjerë ka edhe të drejta të tjera. E drejta për pronësi të shtëpisë familjare deri në 300 metra katror hapësirë të paguar me mjete buxhetore; e drejta për sigurim personal, automjet zyrtar dhe vozitës; e drejta për hapësira zyrtare për pranim të delegacioneve nga vendi dhe të huaja; e drejta për mjete financiare dhe eskortës zyrtare gjatë udhëtimit të anëtarit të familjes nëse merr ftesë zyrtare për prani në manifestime jashtë vendit (neni 15,16).

Privilegjet e familjes janë sendërtuara dy herë, në vitin 2006 dhe në vitin 2007. Deri në vitin 2006 familja ka pasur të drejtë vetëm për tokë ndërtimore për ndërtim të shtëpisë familjare me zhdëmtim të paguar nga mjetet buxhetore. Nga viti 2006 familja e fiton të drejtën për mjete buxhetore edhe për ndërtimin e shtëpisë familjare deri në 300 metra katror hapësirë. Deri në hyrje në shtëpinë familjare, familja e presidentit të ndjerë ka të drejtë për shfrytëzim të një banese shtetërore falas, me kvadraturë të pa përcaktuar.

Në vend të modestisë – lakmi e pamëshirshme

Ligji ju mundëson presidentëve të mëparshëm që me kërkesë të tyre t’ju pushojnë privilegjet deri në përmbushjen e kushteve për pension të parapara me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor (neni 7). Ligji i mundëson edhe familjes të presidentit që ka ndërruar jetë, që në vend të shtëpisë familjare, të zgjedh banesë në pronësi të tyre, të paguar nga mjetet buxhetore. Te tre presidentët për vete e kanë zgjedhur variantin më të privilegjuar. Presidentët e mëparshëm, Branko Cërvenkovski dhe Gjorgje Ivanov u përcaktuan për rrogë presidenciale deri në fund të jetës dhe privilegje të tjera, ndërsa familja e Trajkovskit për shtëpi familjare deri në 300 metro katror hapësirë banimi. Vendosën të marrin çdo gjë që mund të merret, duke mos mbajtur llogari për jetën e qytetarëve.

I pari nga presidentët paraprak të gjallë është me profesion elektro-inxhinier, me përvojë më të gjatë burrështetase. Një kohë më të gjatë ka qenë lider i LSDM-së dhe tri herë e ka ushtruar funksionin e kryeministrit. Pas vdekjes së Boris Trajkovskit, ai ngrihet edhe në funksionin e presidentit, dy vite para se ti përfundojë mandati i kryeministrit. I dyti është jurist i diplomuar dhe profesor universitar, pa përvojë paraprake burrështetasi. Në funksionin është ngritur në mënyrë mekanike, nga lartë, si person i abuzuar. Të dy refuzuan të kthehen në vendet e mëparshme të punës. Njëri u bë pensionist në moshën 47 vjeçe, ndërsa tjetri në moshën 59 vjeçe.

Ish-presidenti i parë prapa vetes ka lënë reputacion të mirë. Por me vete tërheq saldo negative si kryeministër. Në kohën e tij ndodhi privatizimi, i vlerësuar si “shkretëtirë post-socialiste” (Postsocialist Desert). Hipotekë më të rëndë e ka atentatin mbi presidentin Kiro Gligorov. Deri tani nuk ka rrëfyer asgjë se përse e ka refuzuar “dorëheqjen e ofruar” të ministrit të punëve të brendshme dhe përse pas atentatit e ngriti në funksionin – ministër i punëve të jashtme. Gligorov e priste përgjigjen deri në fund të jetës. Të njëjtën e pret edhe Stojan Andovi, me akuzë se “nuk ndërmori asnjë masë” për zbulim të aktorëve të atentatit, pa marrë parasysh se të gjitha ,”masat efikase i kishte në dorë”.

Ish-presidenti i dytë prapa vetes la saldo negative. Në politikën nuk vendosi asgjë të re nga shkenca, edhe pse është magjistruar në shoqërinë civile dhe ka doktoruar në demokracinë në shoqërinë e ndarë. Shfaqi mos-ndjeshmëri për gabimet e veta dhe mos-kujdes për përgjegjësinë e vet penale. Për vete pohon se është “i ndershëm” ndërsa kërkoi hapësirë për zyra me qira mujore prej 2000 euro. Gjatë mandateve të tij ndodhën “E hëna e zezë” dhe “E enjtja e përgjakur”. Abolicioni i pazakonshëm dhe kundërshtimi i autonomisë së universitetit janë hipotekat e tija më të mëdha. E para e shfaqi si mbrojtës të mos-ndëshkueshmërisë në shoqërinë, ndërsa e dyta ja mbylli dyert e universitetit. Pa hamendje u radhit kundër Plenumit të studentëve dhe atij të profesorëve sikur kurrë nuk ka qenë profesor universitar

Ligji për të drejtat e presidentit dhe familjes së tij duhet të vehet jashtë fuqie, të përjashtohet nga rendi juridik, bashkë me pasojat e tij. Atë duhet ta bëjë Kuvendi me ligj, i cili duhet ta kufizojë edhe kohëzgjatjen e privilegjeve të eks-presidentëve të tanishëm. Nëse atë nuk e bën Kuvendi, atëherë Gjykata Kushtetuese duhet ta shlyejë ligjin sepse bëhet fjalë për ligj jo-kushtetues dhe të dëmshëm. Ligji është në anën e klientelizmit, korrupsionit dhe jetës pa substancë. Te ai duhet të veprohet në të njëjtën mënyrë siç u veprua me Ligjin për lustrim.

Presidenti i mëparshëm duhet të ketë të drejtë për apanazh në kohëzgjatje prej vetëm 6 muaj. Ashtu veproi Ivo Josipoviq, presidenti i tretë i Kroacisë, profesor universitar dhe intelektual i njëmendët. Nuk ju nënshtrua privilegjeve të paraardhësit të tij Stipe Mesiq, siç u nënshtrua Gjorgje Ivanovi. Ai në Pallatin në Vodno hyri me fotografinë e Kandidit të Volterit (le naїf), ndërsa doli me portretin e Tartufit të Molierit (l’imposteur). Nuk i pengon që shfrytëzon privilegje nga shteti të cilit nuk ja njeh emrin kushtetues!

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button