Vjeshta në brendinë time

Sot, e ndjeva vjeshtën në vete. Përjetova diç që s’kisha ndjerë më parë dhe kuptova se si ndjehet ajo kur bien gjethet dhe të gjithë e fajësojnë atë dhe ku në vend të yjeve, qielli është i mbytur me mjegull me ngjyrë të errët.

Isha e thelluar në mendime rreth saj dhe nuk po hetoja se po me lageshin flokët e mia nga lagështia. Njerëzit e mërzitur me mllef në vete i presin shokët e tyre në parkun e zbrazët, i cili para pak kohësh ishte i mbushur me njerëz, të buzëqeshur dhe të lumtur.

Por tani, sa i vetmuar ndihet !

Rri pranë dritares dhe jam shumë e mërzitur, shikoj se si pikat e shiut trokasin në dritaren time dhe më paralajmërojnë për vuajtjen e qiellit, që po kërkonte së paku yllin e preferuar dhe që e kishte më pranë tij, mirëpo edhe ajo duket si e pamundur.

Ndihem si vjeshta. E vetmuar, me lot dhe me mllef.

Por, më mungon vetëm fustani im i verdhë, atë që e kam veshur diku në brendinë time, ndoshta në zbrazëtirën që po e ndjej. 

Bisedoj me gjethin dhe me tregon për zhgënjimin që ka, se po tentonte me fuqitë e tij dhe me ngjyrën e tij të verdhë ta zëvendësonte diellin (apo buzëqeshjen tek njerëzit), por kot. 

Nuk e ka atë ngrohtësi…

F.A.

Lajme të ngjashme

Back to top button