Prokurorja Stefanova: Paraburgimi i Janevës nuk mundet të ndikojë në gjykimin e lëndëve të PSP-së

Prokurorja e Prokurorisë Speciale (PSP), Lile Stefanova, në seancën e sotme të lëndës “Titanik”, tha se propozimi i mbrojtjes për anulim të procedurës duhet që të hidhet poshtë, pasi që ashtu siç theksoi, Katica Janeva ende është prokuror special dhe se nuk mundet që paraburgimi të ndikojë në gjykime, njofton Portalb.mk.

“Për momentin, Katica Janeva është prokuror special dhe asnjë autorizim që i është dhënë nuk i është marrë dhe nuk mundet paraburgimi në ndonjë lëndë tjetër të ndikojë në gjykimet, apo mbrojtjen e akuzave”, tha Stefanova.

Ajo shtoi se për këtë ka diskutuar me kolegët, të cilët e kanë përkrahur këtë qëndrim. Ajo tha se ka diskutuar edhe me Këshillin e Prokurorëve, prej të cilit nuk ka marrë ende përgjigje.

Në lëndën “Titanik”, gjykatësi Osman Shabani e ka refuzuar kërkesën e avokatëve Dimitar Dangov dhe Donço Nakov për ndalimin e procedurës deri në shkarkimin e Janevës si prokuror special, e cila është përfaqësuese e lëndëve të PSP-së. Gjithashtu është refuzuar edhe kërkesa e një pjese të të akuzuarve për përjashtimin e prokurores Stefanova nga lënda.

Gjykimi për rastin “Titanik” për parregullsitë zgjedhore në të cilin janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski,  dhe ish funksionarë të lartë shtetërorë ka vazhduar me prezantimin e dëshmive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button