Nga ky vit shkollor, klasat e para në RMV do të kenë arsimtarë shtesë për lëndën e arsimit fizik

Siç njoftoi ministri e Arsimit dhe Shkencë, Arbër Ademi, Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për angazhim të arsimtarëve shtesë për lëndën e arsimit fizik të klasës së parë në shkollat fillore në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ministri Ademi, ka demantuar informacionet se arsimtarët shtesë do të duhet të paguhen nga prindërit. Ai tha se pëlqimi është dhënë për shkollat të cilat kanë dorëzuar kërkesë.

“Nuk është e vërtetë se prindërit do të duhet të paguajnë nga 100 denarë për çdo arsimtarë shtesë që do të duhet të angazhojnë prindërit. Ne thamë se kjo reformë do të fillojë të zbatohet me në pajtim me Ligjin. Kështu që, që nga klasa e parë, unë me dorën time nënshkrova pëlqim që të gjitha shkollat që kanë dorëzuar kërkesë për angazhim të arsimtarit shtesë që është i kualifikuar për mbajtjen e asaj lënde. Sot, derisa isha këtu, kolegët e mi më informuan se, edhe nga Ministria e Financave tashmë kemi përgjigje pozitive. Flas për të gjitha shkollat në nivel shtetëror të cilat kanë parashtruar kërkesë te ne. Në klasë të parë, nga ky vit shkojmë me tandem-arsimtarë për lëndën arsim fizik. Vitin e ardhshëm, klasa e dytë dhe e tretë, dhe vitin e tretë edhe klasa e katërt”, tha Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button