Papa Françesku viziton disa vende afrikane

Papa Françesku udhëton të mërkurën në Mozambik për të mbështetur procesin e paqes.

Vizita në Mozambik, shënon fillimin e një turneu që ka për qëllim trajtimin e temave siç janë ndryshimet klimatike, shpyllëzimin, varfërisë dhe korrupsionin, raporton Reuters.

Një luftë civile 15-vjeçare përfundoi në Mozambik më 1992, por pesidenti Philip Nijusi, dhe lideri i opozitës, Osufo Momade, gjatë muajit të kaluar nënshkruan një marrëveshje armëpushimi, transmeton REL.

Zgjedhjet janë caktuar për në tetor, por ka frikë nga një shpërthim dhune.

Zyrtarët lokalë thanë se vizita e Papës po realizohet në kohën e përpjekjeve për të konsoliduar paqen.

Papa Françesku gjatë udhëtimit shtatë-ditor, do të vizitojë edhe Madagaskarin dhe Mauritiusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button