Vuçiq: Kompromis po, nuk na intereson njohja nga Prishtina

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmë në Medvegjë se Serbia gjithmonë ka qenë në favor të një marrëveshjeje dhe kompromisi për Kosovën, por jo të tillë me të cilën serbët do të humbnin gjithçka, transmeton Klan Kosova.

“Ju keni vërejtur disa ofensiva në Serbi kohët e fundit. Të gjithë do të donin të thonin diçka kundër vendit tonë. Dhe tani ata thonë – ne duam njohje të ndërsjellë me Kosovën. Dhe ju e keni parë – unë jam i heshtur, jo sepse nuk do të kisha asgjë për t’i thënë atyre, por për të tillë kam vetëm një pyetje: A mendoni vërtet se ne interesohemi aq shumë që Qeveria e Përkohshme në Prishtinë të na njeh në çfarëdo mënyre, neve që jemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara, të të gjitha organizatave dhe institucioneve botërore”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button