U mbajt mbledhja konstitutive e Komitetit për negociata për anëtarësimin në BE

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në kuadër të përgatitjeve dhe pritjes së datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), sot mbajti mbledhjen e parë të Komitetit për negociata për anëtarësim të RMV-së në BE, transmeton Portalb.mk.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan modelet për inkuadrim të sektorit civil në procesin e negociatave, me qëllim të pozicionimit më adekuat të shtetit në fazat kyçe të procesit të inkuadrimit të vendit në BE, deklaruan nga kabineti qeveritar.

Kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë me këtë trup, i cili llogaritet kryesori në procesin e integrimit të vendit në strukturat e BE-së .

Komiteti është trupi më i lartë punues për koordinim të procesit të negociatave aderuese. I shqyrton dhe vërteton propozim pozicionet negociuese, debaton edhe merr qëndrim rreth çështjeve më të rëndësishme që dalin nga negociatat.

Komiteti vërteton dinamikën e bisedimeve, afateve për harmonizimin e legjislativës dhe burimet e mjeteve të nevojshme financiare për plotësim të detyrimeve të ndërmarra gjatë negociatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button