Ronaldo shpallet më i miri

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2019 në Portugali, kanë njoftuar të martën mediumet e huaja.

Për Ronaldon kjo është hera e dhjetë dhe rekorde që e ka fituar këtë çmim. Në vitin 2007, Ronaldo për herë të parë ishte shpallur më i mirë dhe prej atij viti vetëm në dy raste nuk e ka rrëmbyer këtë çmim (2010, 2014).

Për këtë epitet, Ronaldo ka lënë pas vetes lojtarët tjerë portugezë si Joao Felix, Bernardo Silva, Ruben Neves e Bruno Fernandes, transmeton Koha Ditore.

34-vjeçari, në edicionin e fundit ka fituar titullin e kampionit në Serie A si dhe ka udhëhequr Përfaqësuesen e Portugalisë drejt triumfit në Ligën e Kombeve. Ndërkohë, trajneri më i mirë është shpallur Paulo Fonseca, i cili këtë edicion është në krye të skuadrës italiane Roma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button