Ndryshime në ‘Dance With Me 6’, një personazh i ri i bashkohet jurisë

Edhe pak ditë larg spektaklit argëtues që nis çdo vit me sezonin shkollor. Tv Klan, skuadra Grabocka – Vejsiu dhe produksioni i “Dance With Me” janë gati për një sezon të gjashtë, i cili ka nisur t’i zbulojë surprizat një nga një. E para vjen e konfimuar nga juria dhe anëtarët e saj, të cilët këtë herë nuk do të jenë ata që keni parë çdo vit, transmeton Revista Class.

Burime nga produksioni i DWM konfirmojnë ekskluzivisht për Class se Robert Aliaj nuk do të jetë në jurinë e këtij sezoni në spektaklin e kërcimit. Për plot 5 vite me radhë, Berti ka krijuar një profil të pakrahasueshëm në jurinë e DWM, me polemikat, humorin e hollë, si edhe me fjalën e lirë e komunikimin e drejtpërdrejtë, për të cilin “lufton” deri në fund pa bërë kurrë kompromise. Artisti antikonformist, ideatori dhe krijuesi i shumë situatave komike, të këndshme, por edhe debateve të zjarrta, do t’i bashkohet dyshes Grabocka – Vejsiu në një tjetër format televiziv për të dhuruar të njëjtën energji si edhe gjatë këtyre viteve në spektaklin e kërcimit.

Po cili është personazhi që “do të zërë” vendin e Bertit?

Është gjithashtu personazh batutash dhe situatash të larmishme. Nuk i mungon kurrë humori, madje as ngacmimet. Sado serioz të flasë e t’i drejtohet publikut Saimir Kodra, nëse flet Gent Zenelaj, është e pamundur të mos qeshësh. Është pikërisht ai që do t’i bashkohet panelit të jurisë së DWM këtë sezon të gjashtë.

Genti vjen pas disa projekteve të fundit të realizuara me sukses në teatër dhe pas të rejave që pritet t’i zbulojë shumë shpejt. Çdo të hënë, ndërsa Saimiri prezantonte “Stop” në Tv Klan, Genti nuk harronte t’i kujtonte se duhet të nxitonin, sepse ishte nata e dyshes Grabocka – Vejsiu.

Çfarë do të thotë këtë sezon? “Jepi Saimir, se kam për të ikur te Dance….

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button