Babë e bir që nisën klasën e parë me të njëjtën çantë (VIDEO)

Ka mësyrë klasën e parë në shkollë sikurse bashkëmoshatarët e tij.

Por janë të paktën 3 veçanti  që e dallojnë këtë vogëlush nga të tjerët.

Quhet Admiral, ka çantë gati 3 dekada të vjetër, dhe për 6 vjet jetë, e ka vendosur gjuhën angleze para asaj amtare, njofton Klan Kosova.

Emrin e rrallë ia vuri babai që thotë ta ketë dëgjuar nëpër Evropë, derisa për të e ruajti edhe çantën.

Për këtë prirje të Admiralit që të flas vetëm anglisht, është bërë kureshtare edhe mësuesja e tij e parë. Sipas babait, meqë djali foli me të në ditën e parë të mësimit, vetëm në këtë gjuhë, ajo ka krijuar përshtypjen se vogëlushi me familje kishin jetuar jashtë Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button