Pavleski nuk do të jetë avokat i Janevës

Avokati Stefan Pavleski ka dorëzuar autorizimin e prokurores special Katica Janeva, e cila është në paraburgim, si e dyshuara e tretë për rastin “Reket”.

“Vërtet e kam dorëzuar autorizimin e zonjës Janeva. Vazhdoj të përfaqësoj klientët e deritanishëm në lëndët e Prokurorisë speciale“, deklaroi Pavleski.

Avokati Pavleski në momentin e arrestimit të Janevës, u shpreh se ajo është e viktimë.

Katica Janeva është e vetmja e cila ka lejuar arrest shtëpiak dhe kthim të pasaportave, por këtë dikush ia ka marrë për keq. Unë mendoj se Janeva tani është viktimë e rastit dhe për këto arsye do ta dëshmojë këtë”, ka thënë Pavleski para gazetarëve.

Pavleski është avokat te dy rastet e Prokurorisë speciale, te rasti “Trajektorja” dhe rasti “Perandoria”.

Seanca e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, ku duhet të shqyrtohet raporti i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, është caktuar për më 5 shtator 2019, e enjte, me fillim prej ora 12:00.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button