Takimi Shekerinska-Erjavec: BE-ja do të hapë shumë mundësi për zhvillim të vendit

Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut u takua sot me homologun slloven, Karll Erjavec, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, transmeton Portalb.mk.

“Sllovenia e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO menjëherë pas Greqisë dhe ky ishte sinjal pozitiv drejtë rajonit dhe vendeve të tjera anëtare. Tani procesi është kah fundi. Edhe sinjalet nga BE-ja për hapjen e negociatave në tetor janë pozitive”, tha Shekerinska dhe u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë.

Në takim ishte konfirmuar miqësia e sinqertë mes të dyja vendeve, bashkëpunimi i suksesshëm në mbrojtje dhe mbështetja aktive të cilën Sllovenia ia jep Maqedonisë së Veriut në të gjitha fazat e progresit drejtë integrimeve në NATO dhe BE.

“Shpresoj se në Samitin e NATO-s në dhjetor Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e plotfuqishme, ndërsa kjo do ta hapë rrugën për anëtarësim në BE. Ashtu ishte edhe me Slloveninë. Jam i bindur se BE-ja do të hapë shumë mundësi për zhvillim të vendit”, tha Erjavec.

Dy ministrat u morën vesh për bashkëpunim të përforcuar në mbrojtje dhe ndihmë eksperte në reformat e sektorit në mbrojtje në përputhje me standardet e NATO-s.

Takimi u mbajt në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button