Time Kadrijaj: Do të paraqitem para Speciales në cilësinë e dëshmitares

Ish-deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitares.

Ajo ka thënë për Klan Kosova se do t’i përgjigjet kësaj ftese dhe do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.

“Sot e kam pranuar ftesën zyrtare nga Gjykata Speciale. Letra më është dorëzuar personalisht prej disa zyrtarëve. Në ftesë thuhet se me datën 18 shtator të këtij viti do të intervistohem në cilësinë e dëshmitares”.

“Në ftesë thuhet se duhet të paraqitesh detyrimisht; përndryshe pasojnë sanksionet sipas ligjeve në fuqi”.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës dhe do të dëshmoj se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb”.

“Gjatë muajit gusht të këtij viti e kam pasur një telefonatë ku më është thënë se do të ftohem, por nuk kam pasur ftesë zyrtare deri më tani”.

“Jam e lumtur që kam mundur t’i shërbejë popullit tim, jam krenare që kam qenë pjesë e UÇK-së sepse kjo është historia më e ndritur e popullit shqiptar”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button