U shpall aktgjykimi për “Likuidimin”, Kezharovski i revoltuar

Numrit më të madh të të akuzuarve në rastin “Likuidimi”, ndër të cilët është edhe gazetari Tomislav Kezharovski, nuk do t’i gjykohet, sepse lëndët janë vjetërsuar. Këtë sot e ka thënë prokurorja, Marija Gjorgjevska, njofton Portalb.mk.

Kezharovski është shprehur i revoltuar në seancë, dhe kërkoi që të dëshmojë se është i pafajshëm, pasi që sipas tij, mosgjykimi është sikur të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Tash jam gjykuar për të dytën herë dhe atë me burgim të përjetshëm, sepse nuk kam të drejtë të ankohem dhe ta kërkoj drejtësinë. Kjo do të thotë se, gjithçka ka qenë çmenduri. Përgjithmonë do të gropohet dhe kurdisja policore e dëshmitarit të rremë në “Oreshan””, tha Kezharovski.

Ish gjykatësi, i përfshirë në rastin “Likuidimi”, Ile Tanev ka deklaruar se luftën ndaj prokurores Lile Stefanova do ta vazhdojë.

“Jemi munduar shumë, për këtë do ta vazhdojmë luftën kundër prokurores, Lile Stefanova dhe gjykatësit, Diana Gruevska dhe Tatjan Mihallovska, të cilat kanë marrë pjesë në kurdisjen policore”, tha Tanev.

Në seancën gjyqësore, prokurorja Gjorgjevska ka theksuar se vepra penale me të cilën janë ngarkuar Kezharovski dhe Valentin Zafirov, ka përfunduar të vlerë me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal. Ajo në fillim bëri rikualifikim dhe deklaroi se të akuzuarit i ndjek me nenin e ri, me të cilin parashihet dënim me burg prej 1 deri 5 vjet. Për krahasim, nëse do të gjykoheshin të akuzuarit me Kodin Penal të vjetër, dënimi më i ulët do të jetë burg deri në 5 vjet dhe vepra penale nuk do të ishte cilësuar si e vjetërsuar deri në 10 vjet.

Përndryshe, Kezharovski akuzohej në vitin 2013 se ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Orshan” në artikullin gazetaresk të “Report 92”, me çka sipas gjykatës, dëshmitarit të mbrojtur ia ka rrezikuar jetën. Sipas Gjykatës Penale ai u dënuar me 4.6 vjet burg, kurse Gjykata e Apelit ia uli atë deri në 2 vjet burg.

Ile Tanev është dënuar me 1.6 vjet burg, Valentin Zafirov me 2.6 vjet burg dhe Ivica Efremov me 3 vjet burg. Dënim me kusht deri në 1 vjet burg i është caktuar, Boris Nikollovskit dhe Sasho Lazarevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button