fbpx

Remenski u deklarua pasi dha dëshmi përpara prokurores Ruskoska për lëndën “Reket”

Pas thuajse dy orëve në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, deputetja e LSDM-së Frosina Remenski doli nga hapësirat dhe përpara mediave sqaroi se ka qenë e ftuar si person prej të cilës duhet të merren informacione të caktuara në lidhje me rastin “Reket”, por edhe me Aleancën Ndërkombëtare të Bojan Jovanovski (Boki 13), njofton Portalb.mk.

“Në si parti dhe si deputetë nuk kemi mëdyshje se procedurat e filluara, të cilat kanë të bëjnë me Janevën do të votojmë në pajtueshmëri me obligimin ligjor dhe do të miratojmë vendim të drejtë. Asnjë qytetar që kryen ndonjë obligim të caktuar, nuk duhet që t’i mënjanojë institucionet të cilat kanë interes të vijnë deri te njohuri të caktuara. Nuk shoh arsye pse politikanët të mos ftohe në prokurorinë Publike. Pres që Kuvendi ta miratojë Ligjin për Prokurori Publike. I hedh poshtë të gjitha lidhjet me të dyshuarit në rastin “Reket”, dhe me përgjegjësi i demantoj ato spekulime”, tha Remeski.

Remenski kohë më parë u shkarkua nga funksioni partiak, nënkryetare e LSDM-së.

Në Prokurorinë për Krim të Organziuar dhe Korrupsion vazhdon dëgjimi i personave që duhet të japin informacione për rastin. Dje është ftuar biznesmeni Ardijan Amzoski, pronar i ndërmarrjes “Drim Bilding” nga Struga, që të japë dëshmi në lidhje me rastin “Reket”

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button