Shqipëri, javën e ardhshme Meta do të ketë seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor

Në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Ilir Meta  është thirrur në Komisionin Hetimor. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se data do të dakordësohet në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e Komisionit. Hetimi për Presidentin Meta do të zgjasë deri në 9 tetor, njofton Ora News.

Komisioni miratoi planin për hetimin e Presidentit Meta, ndërsa Ulsi Manja tha se  gjatë muajit korrik dhe gusht i kanë kërkuar informacion 7 institucioneve për objektin e hetimit.

U jemi drejtuar me shkresë për të sjellë në sekretarin e komisionit dokumentacionin e duhur qendrës së botimeve zyrtare, drejtorisë së policisë së shtetit, presidencës, Ama, kolegjit zgjedhor pranë gjykatës së aplit, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Opozita parlamentare kërkoi shtyrjen e Komisionit

Deputeti i opozitës, Alban Zeneli kërkoi që komisioni të shtyhej deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe marrjes së opinionit të Venecias, kjo u kundërshtua nga kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja.

E rëndësishme është që ky proces do të duhet të përmbyllë parlamenti në mënyrë objektive dhe mua më duket që e gjithë veprimtaria  e komisionit hetimor në thelb ka trajtimin e kësaj kërkese. Do të përmbyllë fazën e parë, atë çka i takon Kuvendit.

Faza e dytë është ajo e Gjykatës Kushtetuese. Ngritja dhe bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese nuk na pengon kuvendin që të përmbyllë këtë detyrë që i ka ngarkuar Kuvendi.

Hapat proceduriale që do të ndiqen deri në përfundim të hetimit janë:

1-Seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.

2-Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve, të dhënave, raporteve të marra nga institucionet lidhur me objektin e hetimit.

3-Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e

4-procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta”, datë 26.06.2019.

5-Administrimi dhe shqyrtimi i Opinionit të Komisionit të Venecias.

6-Diskutim në lidhje me gjetjet e Komisionit Hetimor sipas objektit të hetimit.

7-Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.

8-Paraqitja në Kuvend i raportit përfundimtar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button