FRD, Topi: Shqipëria meriton rotacionin politik

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me të rinj, student të diplomuar ose pjesë e studimeve të avancuara nga universitetet e Tiranës.

Topi prezantoi programin politik të FRD-së për rininë, duke theksuar se baza kryesore mbështetëse është rinia si pjesa më e kulturuar dhe energjike e shoqërisë. Topi tha se 22 vjet më parë ishte rinia studentore që bëri diferencën dhe ndryshimin e madh duke sjellë një epokë të re për demokracinë në Shqipëri.

“Pas dy dekadash është koha që përsëri rinia të marrë përsipër ndryshimin e madh, për dhënien fund të tranziconit dhe kalimin e vendit në një demokraci funksionale, një vend të denjë për të qenë anëtar në familjen evropiane”, theksoi Topi.

Duke folur për problemet e sistemit politik, të cilat janë njëherësh edhe problemet kryesore të qytetarëve dhe rinisë, Topi tha se shumica e të rinjve pjesëmarrës kanë lindur në vitet ’90-të dhe prej atëherë çdo vend demokratik ka kryer më shumë se 4-5 rotacione politike, rotacione elitash dhe rotacione në institucionet e larta shtetërore e politike, kurse në Shqipëri prej 20 vitesh vazhdojnë të militojnë të njëjtit persona, duke ngushtuar hapësirën e konkurimit dhe duke e shndërruar garën demokratike në diçka pa vlerë, një sistem oligarkik.

Sipas tij, “situata politike, e nxitur dhe nga ndryshimet kushtetese ka fuqizuar rolin e kryetarëve dhe sot kemi kryetarët që hartojnë listën e deputetëve, që menaxhojnë hapësirën e demokracisë, që diktojnë rregullat e biznesit, të administratës e kështu me rradhë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button