Ndeshja me Francën, Roshi: Trajneri Reja kërkon lojë në sulm

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë që ka në kuadrin e eliminatoreve të Euro 2020 ndaj Francës më datë 7 shtator. Atmosfera duket pozitive në ekip pavarësisht nivelit të vështirësisë që ka ky takim me kampionët e botës por edhe rëndësisë për objektivin tonë, një gjë që theksohet edhe nga Odise Roshi në konferencën për shtyp, njofton TCH.

“Luajmë kundër një kundërshtari shumë të mirë, duhet të japim maksimumin se niveli i tyre dihet tashmë. Nuk di të them nëse do të jem në formacion apo jo sepse këtë gjë e di trajneri, mund të theksoj se sa herë futem do të jap maksimumin tim. Trajneri vërtet ka qejf lojën në sulm dhe me lojtarët e krahut, por ende nuk është vendosur e rëndësishme është rezultati. Në tërësi atmosfera dhe fryma në ekip është shumë e mirë, por e rëndësishme është që të marrim rezultat sa më të mirë”, shprehet Odise Roshi.

Për herë të parë në përfaqësuesen ton do të debutojë edhe Klaus Gjasula, i cili do të veshë fanellën kuqezi, ndryshe nga i vëllai i tij, Jurgen, në moshën 30 vjecare. Klausi është pjesë e Paderbornit, ekip i cili në këtë sezon luan në kategorinë e parë të futbollit gjerman në Bundesligë.

“Është kënaqësi shumë e madhe për mua që jam këtu. Kam pritur shumë dhe ky është momenti im, lojtarët e tjerë më pritën mirë. Nuk di nëse do të aktivizohem se këtë gjë e di trajneri por të shohim. Me skuadrën time në Gjermani po eci mirë prej dy vitesh dhe tashmë jemi në Bundesligë, po kalojë një formë shumë të mirë. Konkurrenca që është në skuadrën përfaqësuese është diçka shumë e mirë dhe vlen për t’u theksuar se është kjo konkurrencë që na bën të ecim përpara”, ka thënë Klaus Gjasula.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button