U anulua kërkesa e palës mbrojtëse, vazhdon gjykimi për “Trajektoren”

Sot është duke u zhvilluar seanca për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Trajektorja”. Megjithëse pala mbrojtëse kërkoi marrjen e përfaqësimit të aktakuzës nga prokuroret Katica Janeva dhe Lile Stefanova, ajo është refuzuar, sepse deri te shkarkimi i Janevës, përfaqësimi në lëndë është legjitim, transmeton Portalb.mk.

Lënda “Trajektorja” është në fazë të publikimit të dëshmive, dhe në seancën e ardhshme duhet të dëgjohet edhe ekspertuesi i propozuar nga PSP-ja.

Në lëndë të akuzuar janë ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri, Vladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të lartpërmendurit, në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe në vitin 2013 kanë ndërmarrë aktivitete për zgjedhjen e një ndërmarrje për ndërtim të autostradës Milladinovcë – Shtip – Kërçovë – Ohër, dhe i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Sipas aktakuzës, thuhet se ata e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 155 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button