Pacolli-Palmer: Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në SHBA

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar sot me Matthew Palmer, të Dërgurarin e Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, në margjinat e Forumit të Bled-it.

Pacolli tha se e ka uruar Palmer për pozitën e re, transmeton Klan Kosova.

“Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim. Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm”,ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button