Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së

Në shkollat fillore dhe të mesme sot filloi mësimi i rregullt për vitin e ri shkollor 2019/2020, pasi që dje u zhvillua greva paralajmëruese e punonjësve të arsimit. Por disa shkolla hapën dyert pas thirrjes së ministrit të arsimit, Arbër Ademi për të filluar viti shkollor.

Mësimdhënësit dje ishin nëpër shkolla, por bën thirrje që prindërit të mos sjellin fëmijët e tyre, për shkak të grevës. Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) kërkon rritjen e rrogave për 25 për qind për punonjësit e arsimit, por kjo kërkesë nuk është përfillur nga Ministria e Arsimit, pas bisedimeve të dështuara javën e kaluar. Sindikata ka bërë të ditur se greva e djeshme ka qenë paralajmëruese dhe nëse gjatë muajit shtator nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë do të aktivizohet greva e përgjithshme. Ministria e Arsimit ka theksuar se rrogat janë rritur për 10,8 për qind nga gushti i 2018 deri në shtator 2019, ndërsa paralajmëroi rritje të vazhdueshme gjatë periudhës së ardhshme.

Me vendim të SASHK-ut, disa shkolla në RMV kanë qenë në grevë për shkak se, ata kërkojnë rritje të pagave deri në 25 për qind, e kurse MASH-i ka paralajmëruar rritje të pagës për vetëm 5 për qind. Grevën e mbështetiKonfederata e Sindikatave të Lira (KSL), por edhe edhe disa subjekte politike.

LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button