Shpërthim në Pakistan, 13 të vrarë

Një shpërthim i fuqishëm i një automjeti bombë jashtë zyrave të pleqnarëve fisnorë proqeveritarë, në veriperëndim të Pakistanit, ka lënë të vrarë të paktën 13 njerëz. 

Zyrtarët e policisë thanë se të paktën 30 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në qytetin Darra Adam Khel, në provincën Khyber Pakhtunkhua.

Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë, transmeton rel.

Militantët talebanë pakistanezë më parë kanë organizuar sulme të tilla në rajonet fisnore për të ndëshkuar pleqnarët të cilët po i mbështesin forcat e sigurisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button