Rrufeja godet aeroplanin e Daçiqit: Askush nuk mund të na bëjë asgjë

Kohë e keqe e ka kapluar Sloveninë, Kroacinë si dhe Bosnje Hercegovinën, ndërsa kjo për pak sa nuk rezultoi fatale për ministrin serb për punë të jashtme Ivica Daçiq, njofton Alsat.

Ai ishte në aeroplan ku po udhëtonte, kur rreth orës 22.50  mbi qiellin Lubjanës  rrufeja ka goditur pikërisht aeroplanin e tij.

Rrufeja ka shkaktuar panik të madh, mirëpo incidenti ka kaluar pa pasoja më të mëdha. Piloti ku ishte ministri serb menjëherë ka ateruar në aeroportin më të afërt atë të Sllovenisë, ndërsa Daçiç ka vazhduar fluturimin e mbrëmshëm sot.

“Kemi dëgjuar shpërthim të vogël dhe një dritë. Mirëpo, nuk mund të na bën askush asgjë – ka thënë ai për Kuririn serb.

Kjo nuk është hera e parë ministri të përjetojë një situatë të tillë të pakëndshme. Gjatë fundit të muajit maj, aeroplani ku ishte Daçiç kishte pësuar defekt dhe duheshe me urgjencë të aterojë në Athinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button