fbpx

Negociatat për PSP-në, në proces vjeljesh amendamentesh

Negociatat për tejkalimin e dallimeve mes opozitës dhe shumicës për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin definohet e ardhmja e Prokurorisë Speciale Publike(PSP), ende nuk ka marrë epilog edhe pse grupet e punës vazhdimisht takohen, transmeton Portalb.mk.


Pasi paraprakisht dje në Kuvendin e Maqedonisë nuk u zhvillua leximi i dytë i Ligjit për Prokurori në Komisionin Juridik-ligjvënës, gjatë pasdites ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe zëvendësi i saj, Oliver Ristovski janë takuar me grupet e punës së opozitares, VMRO-DPMNE.

Statusi i lëndëve dhe prokurorët që do të angazhohen në PSP-në e ardhshme, janë çështjet për të cilat është duke u negociuar, deklaroi dje zëvendësministri Ristovski.

Sa i takon Planit B, që u dha si zgjidhje e fundit nga ministrja Deskoska, Ristovski dje deklaroi: “S’ka nevojë për Plan B. Unë mendoj se do të merremi vesh”, tha Ristovski.

Për shkak se nuk janë marrë vesh opozita dhe shumica, dje nuk u zhvillua seanca në Komision.

“Besoj se dallimet do të tejkalohen. Bisedimet janë duke u udhëhequr në atmosferë të shkëlqyeshme, për çfarë mendoj se do të arrihet marrëveshje”, tha kryetarja e Komisionit, Sonja Mirakovska.

Që të miratohet Ligji, duhet 2/3 e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Opozita, VMRO-DPMNE-ja kundërshton edhe propozimin që në krye të PSP-së së ardhshme të jetë shefja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, Villma Ruskovska. Sipas burimeve të LSDM-së,amendamentet që janë propozuan nga VMRO-ja janë kërkesa të tyre, por në Komision do të kalojnë vetëm ata për të cilat janë marrë vesh paraprakisht grupet e punës shumicë-opozitë.

Përveç Deskoskës dhe Ristovskës, edhe nga partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) janë shprehur optimist se deri më 15 shtator, kur është afati i fundit, Ligji për Prokurori Publike do të hyjë në fuqi dhe do të definohet statusi i PSP-së. Si LSDM-ja dhe partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë vlerësuar se, zgjidhja më e mirë është që Ligji të miratohet me konsensus në Kuvend.

Megjithatë, në rast të mosarritjes së konsensusit, shumica ka Plan B, i cili është hapi i fundit dhe më i padëshirueshmi, sepse siç deklaruan ditë më parë nga LSDM-ja, ajo nënkupton hartim të Marrëveshjes Përzhino 3, gjegjësisht ulje të të gjitha partive politike në një tryezë. Nga atje kanë vlerësuar se, seanca e Komisionit për Çështje Evropiane që u mbajt të enjten dhe pranimi i 10 amendamenteve, kanë dërguar porosinë që “është bërë përparim në negociatat për PSP-në”. Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të seancës së Komisionit, dhe siç deklaroi deputeti Syrija Rashidi, ajo “dëshmoi se ka pakt mes tri partive: LSDM, BDI dhe VMRO për ta zhbërë PSP-në”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close