fbpx

Zjarr në anije në Kaliforninë e Jugut, mbi 34 të zhdukur

Roja Bregdetare amerikane thotë se 34 persona figurojnë të zhdukur pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu një anije të vogël me polombarë në brigjet e Kalifornisë jugore, njofton Zëri i Amerikës.

Media lokale njofton se zjarri shkaktoi disa të vdekur, por Roja Bregdetare nuk mund të konfirmonte ende njoftimin.

Sipas zyrtarëve të Rojes Bregdetare, pesë pjesëtarë të ekuipazhit u shpëtuan pasi shpërtheu zjarri në anijen që përdoret nga operatorët e tureve për zhytësit në Ishullin Santa Kruz, në brigjet e qytetit Santa Barbara.

Zyrtarët thonë se vazhdojnë kërkimet për personat që figurojnë të zhdukur.

Sipas zyrtarëve, pasagjerët po flinin në mjediset e brendshme të anijes kur shpërtheu zjarri të hënën në mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close