Shkatërrim “i paparë” në Bahamas nga uragani Dorian

Uragani Dorian duket se ka shkaktuar shkatërrim “të paparë” në Bahamas, tha udhëheqësi i vendit, njofton REL.

Uragani i dytë më i fuqishëm që regjistrohet në Atlantik mbetet “jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha kryeministri Hubert Minnis.

Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, rreth 13,000 shtëpi mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar.

Fotografitë tregojnë rritje të mëdha të nivelit të ujërave, makina të përmbysura dhe pemë të rrëzuara.

Sipas parashikuesve të motit, Dorian është stuhia më e fuqishme që godet ishujt Bahamas dhe më vonë do të lëvizë afër bregut lindor të SHBA-së.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së tha se Dorian ka zbarkuar në Bahamas si stuhi e kategorisë pesë, porse tani është dobësuar në kategorinë katër, me erëra me fuqi rreth 250 kilometra në orë.

Shtetet amerikane: Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button