Iniciativa “Shtatori këtë mot, me çantën plot”, 145 fëmijë do e nisin këtë vit shkollor me çanta plot

Nga iniciativa “Shtatori këtë mot, me çantën plot” janë grumbulluar mjete të mjaftueshme shkollore për të mbushur 145 çanta plot, njofton organizatorja e aktivitetit, Rita Behadini. Çantat janë shpërndarë nëpër familjet me status të dobët ekonomik në rajonin e Tetovës dhe Tearcës, transmeton Portalb.mk.

Grumbullimi i mjeteve shkollore ka filluar më 15 gusht,ku për 10 ditë njerëzit kanë pasur mundësinë që në disa lokacione në Tetovë të dhurojnë çfarëdo mjeti shkollor.

“Meqë disa lloje të mjeteve, si: lapsat, gomat, gdhendëset dhe fletoret janë më shumë në sasi, të njëjtat do të shpërndahen nëpër shkollat fillore në rajon”, njofton Behadini.

Organizatorë njoftojnë që, sipas kalkulimeve, një çantë e mbushur plot kushton rreth 2500 denarë. Në total donacionet arrin shumën rreth 362,500 denarë ose 6000 euro, pa kalkuluar mjetet e mbetura që do të ndahen nëpër shkolla.

Disa çanta janë dhuruar edhe në fshatin Jabollçisht të Velesit.

“12 çanta dhe mjete të tjera shkollore janë dhuruar në disa familje në Veles. Fëmijët që kanë pranuar çantat janë nxënës të shkollës fillore “Liria” në fshatin Jabollçisht të Velesit”, njofton Behadini.

LEXO: Këtë shtator me çantat plot, aktivistja nga Tetova ka mbledhur materiale shkollore për fëmijët në nevojë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button