Kryeministri i Gjeorgjisë ka dhënë dorëheqjen

Kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bakhtadze ka dhënë dorëheqjen  duke u shprehur se e ka përfunduar misionin e tij. Bakhtadze njoftoi largimin e tij përmes një postimi Facebook duke theksuar se do të japë detaje më vonë, transmeton Opinion.al.

“Një kornizë strategjike e zhvillimit është krijuar dhe zbatuar, ndaj kam vendosur të jap dorëheqjen, sepse besoj se e kam përmbushur misionin tim në këtë pikë”,- tha ai.

Bakhtadze, 37 vjeç u zgjodh vitin e kaluar nga partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, me zotimin se do të miratojë reforma liberale për të arritur anëtarësimin e  Gjeorgjisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button