Në fillim të tetorit, qytetarët e RMV-së do të munden t’i nxjerrin dokumentet në formë elektronike

Prej në fillim të tetorit, do të vihet në përdorim portali i ri nacional për shërbime elektronike i cili qytetarëve do t’u mundësojë që, përveç procedurës aktuale, dokumentet t’i marrim në mënyrë elektronike, gjegjësisht vetëm me disa klikime, duke i mënjanuar procedurat burokratike, shëtitjet prej në sporteli në sportel dhe pritjet në radhë të gjata, njofton Portalb.mk.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) po i bën përgatitjet e fundit që në pjesën e parë të muajit tetor të hyjë në funksion portali nacional elektronik për dhënien e shërbimeve elektronike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Në fillim të tetorit pritet të lëshohet në përdorim, tani është në fazë përfundimtare të koordinimit me institucionet tjera që do të japin shërbime atje. Për çka do të ketë shërbime elektronike në portal. Është nga fundi, si portal është gati, por duhet vetëm që të plotësohet dhe të bëhet test”, thonë për Portalb.mk, nga MSHIA.

Ata shtojnë se, sapo të vihet në funksion portali, dokumentet që do të nxirren në formë elektronike, do ta kenë të njëjtën vlerë sikur dokumentet që janë në letër.

Si do të munden qytetarët ta aktivizojnë identifikimin e tyre elektronik?

Gjithçka që do të duhet të bëjnë është që vetëm njëherë të regjistrohen në sistem, atë do të munden ta bëjnë në dy mënyra: E para është që fizikisht ta vizitojnë ndonjë prej sporteleve të autorizuara, të cilat do të ekzistojnë në territorin e gjithë shtetit; e dyta është nëpërmjet rrugës elektronike, atë qytetarët do të munden vetë, pa pasur nevojë që fizikisht të shkojnë në ndonjë institucion.

Në atë moment, çdo qytetar do të mundet t’i marrë në mënyrë elektronike të gjitha dokumentet, të cilat do të jenë ligjërisht të vlefshmeDokumentet do t’i dërgohen në e-mail.

Përndryshe, nëse shërbimet do të digjitalizoheshin, vetëm prej nxjerrjes së certifikatave të lindjes, në afat prej 5 viteve, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, do të kursenin 44.121.920 denarë ose mbi 700.000 euro. Kështu tregon hulumtimi i Qendrës për Menaxhim me Ndryshimet, e cila ka bërë analizë “cost-benefit (harxhim-fitim)” për digjitalizimin e shërbimeve në RMV.

Digjitalizimi i shërbimeve është më se i nevojshëm duke i parë parasysh edhe rezultatet e anketës “EuroMetër 2019”, të zbatuar nga “Aleanca qytetare për transparencë”, sipas të cilës qytetarët ankohen prej: shëtitjeve prej sportelit në sportel, mos-shërbim nga të punësuarit, jo-profesionalitet, sjellje jo e mirë e të punësuarve, vonesë në afate, ngadalësim, stërzgjatje e procedurave, kualitet i dobët i shërbimeve.

Sipas anketës, 30% e qytetarëve vlerësojnë se shërbimet që i ofron administrata publike janë të lehtë të qasshme, 22% e qytetarëve mendojnë se shërbimet janë të shpejta, dhe 24% prej tyre vlerësojnë se shërbimet janë kualitative.

Kjo do të thotë se dy e treta e qytetarëve vlerësojnë se nuk janë të kënaqur me punën e administratës publike.

LEXO MË SHUMË NË LIDHJE ME: REFORMAT NË ADMINISTRATË

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button