Në Itali u gjet pas 15 vjetësh kufoma e një burri, është zhdukur pasi është martua me një shqiptare

Një makinë gjendet brenda liqenit Iseo të Italisë. Brenda mjetit ndodhej trupi i një burri të zhdukur 15 vjet më parë dhe dyshohet se i përket italianit Rosario Tilotta. Burri, në 2004, ishte 59 vjeç dhe që nga atëherë nuk kishte asnjë lajm prej tij.

Si u gjet makina pas 15 vjetësh

Makina e tip Ford Fiesta u gjet rastësisht nga dy zhytës. Ata e denoncuan rastin tek autoritetet dhe që pas kësaj nisën hetimet, ku u zbuluan mbetjet e një kufome, njofton Top Channel.

Rosario Tilotta jetonte në Scanzorosciate, në provincën e Bergamos. Ai lindi në Tunizi nga një baba sicilian dhe një nënë toskane. Transferimi në provincën e Bergamos ndodhi në vitet 1960.

Në Corriere della Sera, vëllai i tij Diego, 79 vjeç, komentoi zbulimin e tmerrshëm: -“Jam i bindur që ai ishte në gjendje të keqe. Ai shkonte me prostituta dhe një shqiptare e solli në shtëpi. Kur shiti pjesën e pasurisë së tij, mori paratë dhe nuk u shfaq më kurrë. ”

Kush është shqiptarja që frekuentonte viktima?

Gruaja shqiptare quhej Elva Kurti. Ajo ishte martuar me Rosario Tilotta pak para vdekjes së tij. Gruaja ishte 22 vjet më e vogël se ai.

“Që nga hera e fundit që e pash,- vazhdon vëllai në tregimin e tij në Corriere -, ai kishte një prerje në faqe. Më tha të hiqja dorë, kur e pyeta se çfarë i kishte ndodhur. Pas ca kohësh, u përpoqa të kontaktoja me të dhe nuk mund ta gjeja më. Shkova te policia, por asgjë. Doja të kisha lajme ”.

Corriere shkruan: -“Më 10 Mars 2005, Kurti pati një djalë, Roberto, i pagëzuar në kishën e vogël të fshatit Rosciate më 5 shkurt 2006. Prej tyre nuk kam më asnjë informacion. Në ditët në vijim, ndoshta nesër, zhytësit do të fillojnë të nxjerrin skeletin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button