Florida dhe Karolina Veriore pritet të përballen me uraganin Dorian

Guvernatorët e Floridas dhe Karolinës Veriore kanë nisur udhra për evakuim të detyrueshëm në disa pjesë të këtyre vendeve teksa Uragani Dorian, një stuhi e kategorisë së pestë me erëra deri në 295 kilometra në orë, u afrohet brigjeve të kësaj zone.

Guvernatori i Karolinës Veriore, Henry McMaster ka urdhëruar evakuimin e gjithë personave që jetojnë në zonat bregdetare në shtetin e tij, transmeton REL.

Në Florida, guvernatori, Ron DeSantis, ka bërë thirrje për evakuim nga qarku, Palm Beach County deri në zonën Daytona Beach, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Miliona banorë janë përgatitur për këtë stuhi.

Qendra Kombëtare për Uragane ka thënë se stuhia pritet të përfshijë brigjet e Floridës në orët e vona të 2 shtatorit.

Kjo stuhi ka përfshirë Ishujt Bahamas, duke përmbysur veturat, ka shkatërrruar linjat e energjisë elektrike, teksa mijëra persona janë strehuar në shkolla, xhami apo vende tjera.

Dorian konsiderohet uragani i dytë më i fuqishëm në Oqeanin Atlantik nga viti 1950

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button