Prezantuesja Lilla Filipovska dha dëshmi në Prokurori për rastin “Reket” (VIDEO)

Prezantuesja Lilla Filipovska sot në mëngjes ka mbërritur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, pasi që është ftuar për t’u marrë në pyetje për rastin “Reket”. Ajo është mike e afërt me Bojan Jovanovskin (Boki 13), i cili është në paraburgim në burgun e Shutkës, njofton Portalb.mk.

Pas daljes prej Prokurorisë, Filipovska nuk dha deklaratë për mediat.

Prezantuesja Filipovska ka qenë në automjetin e Jovanovskit, kur u arrestua në pikën kufitare “Bogorodica”, si i dyshuar në “Reket”.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button