Skandal: Stacioni i Autobusëve në Tetovë i lë udhëtarët pa transport, vazhdojnë pritjet (VIDEO)

Është bërë traditë, mbushet autobusi dhe niset për qarkullim, ndërkohë, qytetarët edhe pse arrijnë në kohë, vazhdojnë pritjen. Një rast i tillë, jo i pari, ka ndodhur sot në Stacionin e Autobusëve në Tetovë, transmeton Portalb.mk.


Autobusi që qarkullon në relacionin Tetovë-Shkup sot ka lënë udhëtarë në pritje, sepse nuk ka pasur ulëse të lira, pasi është mbushur. Edhe pse udhëtarët kanë arritur në kohë, kanë vazhduar të presin linjën tjetër. Në çdo linjë që nga mëngjesi janë lënë udhëtarë, mesatarisht deri 10.

Kjo te udhëtarët ka shkaktuar revoltë dhe nervozë, ndërkaq edhe pse kanë kërkuar sqarim nga Stacioni i Autobusëve dhe transportuese, një gjë të tillë nuk e kanë marrë.

“Ja, erdha në kohë, është mbushur autobusi dhe nuk më kanë marrë. Por pres për linjën tjetër. Në uebsajt shkruan orari saktë, këta janë nisur më herët, sepse është mbushur. Përveç kësaj, edhe kompanitë nuk janë të njëjta siç shkruan në orar”, tha një qytetare e revoltuar.

Ajo tha edhe ditëve tjera ne vrapojmë të zëmë vend, sepse nuk rend dhe rregull.

“Edhe pse ke biletë, nuk ke ulëse të rezervuar”, tha qytetarja.

Zgjidhja, ndryshime ligjore ose më shumë mjete për një linjë

Nga ana tjetër, sipas Ligjit për transport rrugor, nëse relacioni i linjës është 0 -40 km, atëherë linja do të ketë çdo 30 minuta, nëse është 41-80 km, linjë do të ketë çdo 50 minuta, nëse është 81-120 km, linjë do të ketë çdo 60, dhe nëse është gjatësia e relacionit rreth 120 km, linjë do të ketë çdo 90 minuta. Transportuesit që nuk janë të kyçur në rrjetin e transportit ndërkomunal, kanë kërkuar ndryshim të Ligjit, për siç thonë ata, përfshirjes së tyre në këtë rrjet dhe rritjen e cilësisë dhe konkurrencës ndërmjet transportuesve. Megjithatë, edhe pse transportuesit gjatë marrjes së linjës duhet të mendojnë mekanizma shtesë për të mirëmbajtur atë, për të përmbushur nevojat e saj, në këtë rast, të sigurojë automjete shtesë për të siguruar transport të udhëtarëve, një gjë të tillë siç shihet në praktikë nuk e bëjnë. Ministria, nuk ka shprehur gatishmëri për ndryshim të Ligjit, edhe pse është e njoftuar për situatën.

Nga ana tjetër, brenda katër muajve në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar një sërë aksidentesh dhe parregullsi të transportit me autobusë. Më drastiku ishte aksidenti në Llaskarcë ku ndërruan jetë 16 persona, ndërkaq pësoi me mbingarkesa të autobusëve dhe me djegien e një tjetri në Petrovac të Malit të Zi. ër këtë të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk japin informacione për shkaqet, e ndërkaq nga kompania transportuese shkurt kanë deklaruar se defekti ka qenë në pjesën e prapme të motorit.

Ekspertët pyesin se çfarë po ndërmerr shteti për të parandaluar mos të përsëritet ndonjë katastrofë e tillë në të ardhmen?!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button