Vazhdon procedura për shkarkimin e prokurores Katica Janeva

Në procedurë kuvendore prej sot pritet që të hyjë raporti i Këshillit të Prokurorëve Publik për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Kryetari i ri i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski, konfirmoi se janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës për shkarkimin e Janevës.

Sipas procedurës kuvendore, kryetari i Komisionit Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski, duhet që të caktojë seancë në të cilën do të vendohet për shkarkimin e Janevës.

Pas shqyrtimit të raportit, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime sipas të gjitha gjasave Kuvendit do t’i propozojë shkarkimin e Janevës, pas së cilës duhet që të caktohet seancë kuvendore, ndërkaq nëse ky propozim pranohet edhe nga Kuvendi, Këshilli i Prokurorëve Publike do të duhet vetëm ta konfirmojë vendimin.

Propozimi për shkarkimin e Janevës vjen pasi që është bërë e dyshuar në hetimin për rastin “Reket”, ndërkaq ajo përfundoi në paraburgim për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

Në ndërkohë, ende zgjasin diskutimet nëse Këshilli i Prokurorëve ka të drejtë të emërojë u.d. prokuror special.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button