“Te një numër i mirë i shkollave”, Nedelkovi thotë ka pasur grevë, kurse Ademi nisje të vitit shkollor

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot është duke mbajtur grevë paralajmëruese, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka deklaruar se në shumicën e shkollave ka filluar vitin shkollor 2019/20, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov ka deklaruar se greva ka vijuar në mënyrë të shkëlqyer dhe është përkrahur edhe nga të punësuarit që nuk janë anëtarë të Sindikatës.

“Greva ka shkuar shkëlqyeshëm, dhe na kanë përkrahur edhe të punësuarit që nuk janë anëtarë të Sindikatës. Drejtorët e shkollave aspak nuk kanë bërë presion që të fillojë viti shkollor. Është e vërtetë se, në disa shkolla janë pranuar parashkollorët dhe nxënësit, por kjo ka ndodhur, se nëse vendosin t’i sjellin nxënësit, drejtorët janë të obliguar që të sigurojnë proces mësimor. Në të kanë marrë pjesë disa kolegë tanë që nuk janë anëtarë të Sindikatës”, tha Nedelkov.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka deklaruar se viti shkollor ka filluar në një numër të konsiderueshëm të shkollave.

“Nuk e di se në sa shkolla është duke u zhvilluar grevë, për shkak se ende është herët, por në një pjesë të mirë ka filluar viti shkollor”, tha Ademi.

Ai ka vlerësuar edhe sot se nuk ka nevojë për grevë, sepse Qeveria ka vendim dhe zgjidhje për rritje të pagave. Megjithatë, negociatat do të vazhdojnë.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov dje ka bërë thirrje që sot nxënësit të qëndrojnë në shtëpi, ndërkaq procesi arsimor do të fillojë të martën, 3 shtator 2019.

Vendimin për grevë paralajmëruese SASHK-u e ka sjellë për shkak se, ata kërkojnë rritje të pagave deri në 25 për qind, e kurse MASH-i ka paralajmëruar rritje të pagës për vetëm 5 për qind. Grevën e mbështet Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL).

LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button