LASH-i i “Naim Frashërit” – Kumanovë i uroi nxënësit, por shprehu pakënaqësi ndaj SASHK-ut

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri”, Kumanovë – Likovë ka uruar nxënësit për fillim-vitin shkollor 2019/20, ndërkaq ka shprehur pakënaqësinë për grevën paralajmëruese që do të mbahet nesër, e iniciuar nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë(SASHK), transmeton Portalb.mk.

Pakënaqësia ndaj grevës, siç deklaroi kryetari i Lidhjes, Samet Jahiu vjen si rezultat i mosrealizimit të kërkesave nga SASHK-u për pothuajse një dekadë.

Kryetari i LASH “Naim Frashëri”, Kumanovë -Likovë, Samet Jahiu

“Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri”, Kumanovë – Likovë deshi t’i uroj të gjithë nxënësve fillim të mbarë shkollor, ndërsa përkrah edhe kërkesat e mësimdhënësve, por është shumë e irrituar me kryesinë e SASHK-ut, e cila kryesi që 10 vjet në këto pozita asnjë kërkesë nuk e realizoi deri tani. Vitin e kaluar ishin të njëjtat kërkesa, pastaj mbaroi viti shkollor, as zëri nuk iu dëgjua. Më pas, greva nuk mbahet një ditë, por deri në përmbushjen e kërkesave, dhe jo nëpër media, sa për të parë se ekziston kjo Sindikatë, për ta manipuluar anëtarësinë e saj. Mësimdhënësit meritojnë më shumë, sepse edukojnë shumë breza. Fundja, edhe këta ministra janë brumi i gatuar i atyre arsimtarëve”, tha Jahiu.

Përndryshe, nesër, 2 shtator 2019, në Maqedoninë e Veriut, SASHK-u do të mbajë grevë paralajmëruese, për siç thonë ata, mospërmbushjen e kërkesave që të ketë ngritje të pagave për 25 për qind. Nga ana tjetër, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi edhe sot ka kujtuar se Qeveria ka vendim edhe zgjidhje, dhe se paga do të rritet për 5 për qind, kërkesë kjo e pamjaftueshme sipas SASHK-ut. Grevën e SASHK-ut e mbështet edhe Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL).

LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator (VIDEO)
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim (VIDEO)
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button