Plani B – mbrojtja e fundit e PSP-së

Prokuroria Speciale Publike (PSP) është e bllokuar. Nëse s’ka shumicë prej 2/3 për Ligjin për prokurori publike, Qeveria paralajmëron ndryshime në Ligjin për Prokurorë Publikë, pas së cilës Këshilli më në fund do të mund të zgjedh ushtruesin e detyrës së prokuror special, njofton DW, transmeton Portalb.mk.

Me paraburgimin e prokurores speciale publike, Katica Janeva, puna e Prokurorisë speciale publike është bllokuar plotësisht. Mangësitë ligjore nuk i lejojnë Këshillit të prokurorëve publikë të zgjedhin ushtrues të detyrës të kreut të PSP-së, por vetëm për të filluar një procedurë për shkarkimin e Janevës. Ndërkohë, pa drejtues të PSP-së, puna e tanishme e këtij institucioni dhe proceset gjyqësore do të vihen në dyshim dhe shumë prej të cilave mund të vjetrohen.

Zgjidhja nuk shihet askund as për çështjen e projektligjit të ri për Prokurorinë publike që hyri në procedurë parlamentare këtë javë dhe duhet të përfshijë PSP-në në prokurorinë e rregullt. Deri tash, nuk janë tejkaluar dallimet midis qeverisë dhe opozitës për çështje kryesore – çka do të bëhet lidhur me çështjet që i drejton PSP-ja? Qeveria propozon që këto çështje të transferohen në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe të vazhdojnë nga pika ku kanë arritur sollën në PSP, në mënyrë që të mos të ngecin procedurat dhe mos të humbasin provat. Opozita VMRO-DPMNE, e cila ka një numër të madh të anëtarëve dhe ish zyrtarëve të prekur me hetimet dhe aktakuzat e PSP-së, vërejtjet e saj do t’i paraqesë në formë të amendamenteve.

Nga rregullorja – në ligj!

Nëse nuk sigurohet shumicë prej dy të tretave për miratimin e Ligjit për Prokurori publike, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska njoftoi se janë duke e konsideruar “Planin B” me të cilin do të kapërcehen pengesat që e frenojnë punën e PSP-së. Bëhet fjalë për ndryshime të Ligjit aktual për prokurorët publikë, të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë, e me të cilat Këshillit të prokurorëve publikë do t’i lejohet të zgjedhin ushtruesin e detyrës së Prokurorit special publik. Mundësi të tillë ofron neni 19 i aktit nënligjor – Rregullorja e punës së Këshillit të prokurorëve publikë, i cili thotë: “Nëse Prokurorit publik të RM-së i ka pushuar funksioni ose është shkarkuar nga funksioni, Këshilli me vendim do të përcaktojë prokurorin publik nga radhët e prokurorëve publikë të RM-së, që do ta kryejë funksionin deri në emërimin e Prokurorit publik”.

Plani është që kjo dispozitë e Rregullores së punës të hyjë në ligj, dhe të zbatohet për drejtuesit e të gjitha prokurorive. Nga Departamenti i drejtësisë përkujtojnë se pikërisht në bazë të kësaj dispozite të Rregullores së punës, më 28 gusht 2017, prokurorja Liljana Spasovska u emërua ushtruese e detyrës Prokurore publike e Republikës së Maqedonisë, në vend të Marko Zvrlevskit, të cilin ditë më parë Kuvendi shkarkoi nda detyra. Spasovska ishte ushtruese e detyrës deri në zgjedhjen e prokurorit publik aktual republikan, Ljubomir Joveski.

Kjo procedurë mund të zbatohet edhe për kreun e PSP-së, në përputhje me dispozitën në ligjin për PSP-në që thotë se “për gjithçka që nuk është e rregulluar me këtë ligj, do të zbatohen dispozitat e Ligjit për prokuroritë publike dhe ligjet e tjera të zbatueshme.”

Duke pritur 80 votat

Pas njoftimit të “Planit B”, ministrja e drejtësisë u sulmua ashpër nga opozita VMRO-DPMNE. Kryetari i partisë Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, planin e vlerësoi si shprehje të “hakmarrjes dhe urrejtjes ndaj VMRO-DPMNE (…) në vend se të shfrytëzojë rastin të kërkojë falje nga qytetarët për momentet e përqafimeve me Boki Trediçi dhe të jep dorëheqje të parevokueshme”.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska

Dhe nëse Plani B do të dalë në skenë varet nga opozita. Ende ka kohë për të harmonizuar qëndrimet, por nëse në fund Ligji për prokurori publike nuk votohet atëherë nuk do të lihet hapësirë për zgjidhje tjetër. Diskoska u bëri thirrje deputetëve që “të shtypin butonin jeshil për të shuar zjarrin në të cilin gjendemi shumë vite, që do të nënkuptonte vazhdimin e procedurave të PSP-së në të cilat ka indikacione dhe aktakuza për krime të rënda të kryera nga qeveria e mëparshme”.

“Gjithashtu kemi situatë ku është hapur një çështje serioze dhe kjo është çështja ‘Reket” për të cilën duhet të ketë një procedurë dhe drejtësi efektive për të gjithë, pavarësisht cilës garniturë politike i përkasin, pavarësisht nëse janë politikanë apo jo”. tha Deskoska.

Ajo theksoi se shumica e amendamenteve të VMRO-DPMNE-së të bëra në periudhën e kaluar janë integruar në tekstin ligjor, por që ka pasur tërheqje të zgjidhjeve të caktuara të cilit ishin paraqitur pikërisht me kërkesën e tyre.

“Fatkeqësisht, mbizotëron mendimi dhe përshtypja është se për VMRO-DPMNE është më e rëndësishme t’i shpëtojë ata që janë të akuzuar në procedurat e PSP-së sesa të mundësojnë procese gjyqësore efektive, duke siguruar kështu hapjen e negociatave për aderim në BE. Shpresoj që në periudhën e ardhshme kur të paraqiten amendamentet e tyre ne do të jemi në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë mbi tekstet e amendamenteve. Shpresoj që tetëdhjetë deputetë të Parlamentit të gjejnë forcën për të mbështetur ligj i cili sillet për të siguruar drejtësi efektive, por gjithashtu të hapë edhe derën e Bashkimit Evropian”, tha ministrja e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button