Negociata për PSP-në, përplasje mes Deskoskës dhe Mickoskit

Negociatat për tejkalimin e dallimeve për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin definohet statusi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) sot ka përplasur liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska, transmeton Portalb.mk.

Mickoski në konferencë për media ka kritikuar Deskoskën se po e bllokon procesin e negociatave dhe ka kërkuar që ajo të japë përgjegjësi, për shkak të siç tha ai, sepse pozicioni i saj është politik.

“Me të vërtetë më vjen keq që ministrja e Drejtësisë në disa momente kalon në ministri të padrejtësisë. Aq urrejtje ndaj VMRO-DPMNE-së unë nuk kam takuar. Ajo në çdo moment tenton t’i minojë negociatat. Ajo është pengesa bazike që ato negociata nuk kanë përfunduar. Pozicioni ynë është i qartë, ajo duhet të bartë përgjegjësi me proces gjyqësor fer. Pozicioni i Deskoskës është politik, ka për qëllim të kërkojë llogari nga VMRO-DPMNE-ja”, tha Mickoski.

Pas kësaj ka reaguar Deskoska, e cila deklaratën e Mickoskit e ka vlerësuar si perceptim të shtrembëruar, dhe e ka ftuar që të shqyrtojë pozicionet partiake të cilat i përfaqëson.

“Është keq nëse Mickoski ka perceptim të shtrembëruar për realitetin dhe nuk di ta vlerësojë gjendjen e vërtetë të bisedimeve për Ligjin. Nëse nuk është i vetëdijshëm se, cilat janë linjat e kuqe për drejtësi dhe sundim të së drejtës, respektimin e të cilave e kërkojnë qytetarët, por edhe shoqëria ndërkombëtare. Gjithashtu, është keq që edhe pse është i vetëdijshëm për atë, por nuk e flet të vërtetën, dhe qëllimshëm shpërndan lajme të rreme. E rekomandoj të shikojë në oborrin e vet dhe të pyetet se çfarë pozicione përfaqëson partia e tij në bisedimet për Ligjin”, tha mes tjerash Deskoska.

Përndryshe, kjo përplasje vjen një ditë para pasi që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duhet të sillet vendim për Ligjin për Prokurori Publike dhe për raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë – shkarkimin e kryeprokurores speciale në paraburgim, Katica Janeva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button