Gjermania i kërkoi falje Polonisë për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i ka kërkuar falje Polonisë, për konfliktin më të përgjakshëm të historisë, gjatë një ceremonie në qytetin Wielun, ku bombat e para ishin hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, 80 vjet më parë, njofton REL.

“Përkulem para viktimave të sulmit në Wielun. Përkulem para viktimave polake të tiranisë gjermane dhe kërkoj falje nga ju”, tha Steinmeier sot, teksa ju adresua të pranishmëve në gjuhën gjermane dhe atë polake.

Steinmeier foli përkrah homologut të tij polak, Andrezej Duda, i cili denoncoi sulmin e Gjermanisë naziste kundër Polonisë, të cilën e cilësoi si “akt barbar”.

“Ne nuk mund të harrojmë Luftën e Dytë Botërore dhe kur dëshmitarët e asaj ngjarje nuk janë më… në mënyrë që të sigurohemi që ajo që ndodhi në Wielun dhe më vonë edhe në shumë vende të tjera të Polonisë dhe jashtë saj, që të mos përsëriten kurrë”, tha Duda.

Rreth gjashtë milionë polakë, përfshirë tre milionë polakë hebrenj, vdiqën gjatë konfliktit që mori jetën e mbi 50 milionë njerëzish.

Steinmeier dhe krerë të tjerë shtetërorë po marrin pjesë në cerenomonitë që po mbahen në Poloni, për të shënuar 80-vjetorin e nisjes së Luftës së Dytë Botërore.

Më vonë gjatë ditës, nënpresidenti amerikan, Mike Pence, Steinmeier dhe Duda, po ashtu do të mbajnë fjalime në ceremoninë qendrore që do të mbahet në Varshavë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump anuloi pjesëmarrjen e tij në këto ceremoni, për shkak se tha se duhet të merret me përgatitjet, pasi Uragani i fuqishëm Dorian, pritet t’i afrohet Floridës.

Pushtimi i Polonisë nga Gjermania naziste më 1 shtator, 1939, shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button