E gjitha pasuria e patundshme në një vend: Regjistër për shitje të patundshmërive të sekuestruara

Informacionet e sakta për të gjitha pasuritë e patundshme, që janë në shitje, për çdo investitor dhe blerës të interesuar do të jenë në një vend. Kjo duhet të arrihet me regjistrin e ri të pasurive të patundshme të sekuestruara që pritet të bëhet funksional deri në fund të vitit në kuadër të e-Kat sistemit të Agjencisë së pasurive të patundshme, njofton Nova TV, transmeton Portalb.mk.

Krijimi i këtij Regjistri ka të bëjë me Regjistrin e çmimeve dhe qirave dhe regjistrin grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive si pjesë e sistemit të informacionit kadastral gjeodezik. Të dhënat e pasurive të patundshme nga Regjistri i pasurive të patundshme të sekuestruara, që janë të dedikuara për shitje, do të përpunohen në Regjistrin e çmimeve dhe qirave.

Vendosja fillestare e regjistrit do të nënkuptojë paraqitjen e të dhënave që i kanë në dispozicion bankat, shtëpitë e kursimeve, Drejtoria për të hyra publike, Agjencia për menaxhimin e pronën e sekuestruar dhe subjektet tjera financiare.

Akte nënligjore dhe zgjidhja teknike për regjistrin e ri

Parakusht për krijimin e Regjistrit të pasurive të patundshme të sekuestruara të dedikuara për shitje ishin ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kadastër dhe të  patundshmërive që u miratuan në qershor të këtij viti.

Nga kadastra thonë se grupi i punës po i përgatit aktet nënligjore dhe muajin e ardhshëm pritet të përgatitet Rregullorja e nevojshme për mënyrën, formën dhe përmbajtjen e Regjistrit të pasurive të patundshme të sekuestruara të dedikuara për shitje.

“Në Rregullore në detaje është specifikuar forma dhe përmbajtjen e Regjistrit, pastaj të dhënat e pasurive të patundshme që duhet të regjistrohen në Regjistër, mënyrën e shënimit dhe kontrollimit të të dhënave të shënuara, si dhe detyrimin e Agjencisë për kadastër të pasurive të patundshme përmes ueb faqes për të siguruar qasje deri te të dhënat e Regjistrit të pasurive të patundshme të sekuestruara që janë të dedikuara për shitje. Regjistri do të përmbajë të dhëna për hapësirën dhe përshkruese të pasurive të patundshme të sekuestruara gjatë procesit e arkëtimit të detyrimeve ose mbi baza tjera të dedikuara për shitje, si dhe të dhëna për subjektin që e ka marrë përsipër pronën e patundshme si Agjencia për menaxhim me pasuri të konfiskuara, Drejtoria e të hyrave publike, bankat dhe të tjerët”, thonë nga Agjencia për kadastër të pasurive të patundshme.

Së bashku me normat ligjore, siç shpjegojnë ata, ekziston edhe një zgjidhje teknike për krijimin e regjistrit, i cili përfshin përcaktimin e strukturës së regjistrave dhe lidhjen e tyre me të dhënat e kadastrës së pasurive të patundshme. Ishtë bërë e ditur se deri në fund të këtij viti është planifikuar të krijojë një Regjistër të pasurive të patundshme për shitje.

Modeli paraprak për vlerësimin e banesave

Sipas programit vjetor për punë të kadastrës, në pjesën e krijimit të një modeli për vlerësimin masiv të pasurive të patundshme do të zhvillohet një model paraprak për vlerësimin e banesave, i cili do të testohet në një komunë urbane. Pritet që deri në fund të vitit të fitohen vlerat e para të apartamenteve në një komunë të veçantë.

Kadastra do të lëshojë të dhëna nga Regjistri i çmimeve dhe qirave nga vlerësuesit e autorizuar dhe personat tjerë të interesuar për një kompensim të caktuar. Për ta realizuar këtë, është e nevojshme të bëhet azhurnimi i e-Kat sistemit në seksionin e Regjistrit të çmimeve dhe qirave, statistikë për analizë të tregut të pasurive të patundshme, zonimit dhe modelimit.

Tokë bujqësore dhe banesat me pjesëmarrjen më të madhe në tregun e pasurive të patundshme

Në tremujorin e parë të këtij viti, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 4.345 shitje, nga të cilat 3.506 pasuri të patundshme të vjetra, 687 shitje të ndërtesave të reja, përkatësisht shitja e parë e pasurive të patundshme, 147 i ka blerë shteti, ndërsa ka pas edhe pesë shitje të pasurive të patundshme me anë ankandit, tregon Raporti i fundit të Regjistrit të çmimeve dhe qirave, ku në dispozicion ka informacione nga viti 2015 në lidhje me transaksionet e pasurive të patundshme.

Nëse shqyrtohet shitja e pasurive të patundshme sipas llojit të shitjes, mund të vërehet se shumica e shitjeve janë tokë bujqësore, përkatësisht 35 përqind. Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, në tremujorin e parë të këtij viti shitjet e tokës bujqësore janë rritur për dy përqind.

Nëse në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, apartamentet përbënin 36 përqind të shitjeve totale, në tre muajt e parë të këtij viti pjesa e tyre në tregun e pasurive të patundshme u ul me dy përqind dhe janë 24 përqind. Toka për ndërtim përbën 15 përqind të tregut të pasurive të patundshme në tremujorin e parë, pjesëmarrja e shtëpive zë tetë përqind, hapësirat afariste pesë përqind, pasuri të tjera të patundshme dy përqind, ndërsa industria zë një përqind të tregut të pasurive të patundshme. Pjesën më të madhe të tregut e përbëjnë toka bujqësore dhe banesat, të cilat së bashku përbëjnë 69 përqind të tregut të pasurive të patundshme.

Më së shumti apartamente janë shitur në komunën Aerodrom, përkatësisht gjatë kësaj periudhe janë shitur 268 apartamente, ndërsa më së shumti shtëpi (28) janë shitur në territorin e komunës Veles. Qendra është komuna me numrin më të madh të shitjeve të lokaleve afariste, përkatësisht 36, komuna Çeshinovë-Obleshevë kryeson me numrin e shitjeve të tokës bujqësore me 108 shitje, ndërsa Prilepi me 48 shitje të tokës ndërtimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button