Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Shkup, s’ka të lënduar

Dje, rreth orës 19:45 në Klinikën e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, ka shpërthyer një zjarr. Të lënduar nuk ka, por as shkaqet e shpërthimit nuk dihen, njofton Portalb.mk.

Zjarri ka shpërthyer në tarracën e katit të parë, në pjesën ku kishte përfunduar rinovimi. Zjarri është shuar menjëherë, nga njësitet zjarrfikëse.

“Shkaqet e zjarrit do të përcaktohen nga organet kompetente. Ata do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të parë se cili është shkaku. Pacientët janë të sigurt dhe janë kthyer në dhomat e tyre. Stafi ynë është i trajnuar të veprojë shpejt nëse ka nevojë për evakuimin e pacientëve”, tha drejtoresha e Pediatrisë, Kararina Stavriq.

Se nuk ka të lënduar nga shpërthimi i zjarrit, kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button