Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Në vend sot moti do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë mes 9 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë  prej 29 deri 37 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë  të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor, me temperaturë minimale prej 15 dhe maksimale deri 35 gradë Celsius.

Nga e hëna do të mbisundojë mot me diell me vranësira lokale, ndërsa do të ketë edhe kushte  për paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullimave të rralla, veçanërisht në pjesët perëndimore. Temperaturat e ditës do të shënojnë rënie graduale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button