KFV Shkupi pa konkurrencë, portieri Berisha shënoi supergol (VIDEO)

Klubi i futbollit të vogël Shkupi, arriti të siguron vendin e parë në grup pas fitores që e arriti sonte kundër ekipit të Lokomotiv Daugavpils, transmeton Portalb.mk.

Duke filluar nga ora 20:00, në sallën e sporteve “Kale” në Shkup, u zhvillua ndeshja e fundit e grupit B për kualifikimet në Ligën e kampionëve në futsall për sezonin 2019/2020.

Futsall Shkupi në ndeshjen e parë arriti të fiton me rezultat 5:0 kundër ekipit të Kardifit, ndërsa në ndeshjen e dytë e fitoi ekipin Encamp me rezultat 11:1.

Njëjtë dy fitore i arriti edhe ekipi i Lokomotivës, ekip i cili sonte humbi nga ekipi i KFV Shkupi me rezultat 3:2.

Golashënues për ekipin vendas në pjesën e parë ishin Erkan Seferi, ndërsa goli i dytë ishte një spektakël i portierit Shefki Berisha.

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk filloi mirë për vendasit, duke e marrë parasysh që ekipi i Lokomotivës arriti të barazon rezultatin, 2:2.

Por, futbollisti i Shkupit Dragan Petkoviq arriti të shënon dhe t’i siguron fitoren e tretë ekipit vendas, 3:2, duke i siguruar vendin e parë.

Vendi i parë në grup i mundëson të kalon në fazën e radhës në garat evropiane, ku do të ndeshet edhe me tri ekipe tjera evropiane, Leo nga Armenia, Omonia nga Qipro dhe nikoqiri Novo Vrijeme nga Kroacia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button