Inspektorët ekologjikë kërkojnë policinë që të hyjnë në Saraj, kryetari Bexheti: Askush nuk po djeg asgjë

Banorët e komunës së Sarajit djegin fushat çdo ditë prandaj po përhapet tym dhe erë e rëndë në komunat fqinje Gjorçe Petrov dhe Karposh, thonë nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit. Por, pavarësisht që e dinë se nga vjen ndotja, ata thonë se nuk mund të ndërhyjnë sepse pranojnë kërcënime nga popullata, transmeton Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

“Në disa raste, ditëve të fundit, inspektorët nga Qyteti i Shkupit ishin në komunën Saraj, por nuk mund të bëjmë asgjë. Ata nuk duan të legjitimohen dhe na kërcënojnë, madje nuk na lejojnë as të afrohemi deri te vendet ku digjen, na thonë ‘nuk do të dilni nga këtu’. Do të kërkojmë ndihmën e Ministrisë për punë të brendshme sepse inspektorët kanë frikë dhe nuk janë të sigurt. Për të zgjidhur këtë problemi çdo ditë nevojiten patrulla policore të cilat do të ndërhyjnë nëse ndizen zjarret”, tha Mirosllav Bogdanovski, shefi i Inspektoratit të Qytetit Shkup.

Megjithëse për ndezje të zjarreve të hapura duhet të ndërhyjnë edhe inspektorët komunalë, ata nuk reagojnë. Kryetari i komunës Saraj, Blerim Bexheti, deklaroi se ai s’kishte asnjë informacion në lidhje me djegien e fushave në komunën e tij dhe kështu ndotet mjedisi.

“Asnjë nga inspektorët tanë nuk ka regjistruar ndonjë ngjarje të tillë, e as unë s’kam vërejtur që fushat janë të ndezura. Nëse nga Qyteti i Shkupit kanë vërtetuar diç të tillë, i ftoj të na informojnë dhe të ulemi së bashku dhe të gjejmë zgjidhje për këtë problem”, thotë Bexheti.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se janë përpjekur që banorëve t’ua paraqesin masën për grumbullim falas të mbetjeve nëpër ara, por banorët as që kishin dashur t’i dëgjojnë.

“Siguruam kamion që do t’ua mbledhë pa pagesë dhe bërllokun dhe mbeturinat nga arat që ata i punojnë. Por më kot, nuk ka mirëkuptim dhe për këtë arsye duhet aksion më i madh në të cilin do të përfshihen edhe institucione tjera”, shton Bogdanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button