1 kilometra rrugë për në Kodrën e Diellit ka mbetur pa asfaltuar sepse askush nuk merr përgjegjësinë ndaj saj (VIDEO)

Kilometri i fundit i rrugës Tetovë-Kodër Dielli ka ngelur pa asfaltuar dhe me gjasë i njëjti nuk do asfaltohet tani shpejtë pasi askush nuk pranon se është pronar i saj. Komuna e Tetovës thotë që kjo rrugë nuk është nën ingerencat e saj, njësoj edhe Agjencia për rrugë shtetërore. Nëse kërkon në faqen online të kadastrës, nuk ka të dhëna se e kujt është kjo rrugë, transmeton Portalb.mk.

Rehabilitimi i rrugës Tetovë – Kodër Dielli ka filluar në maj të këtij viti dhe duhet të përfundojë në shtator. Rruga deri tani është asfaltuar një kilometër larg hyrjes në qendrën për skijim. Nga Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkojnë që për aq kohë sa janë makineritë në vend, të vazhdohet rruga edhe një kilometër mos lihet pa ndërtuar deri në fund. Mirëpo kjo rrugë meqë duket se nuk ka pronarë, edhe gjatë kohë do ngelet e paasfaltuar.

Institucionet përkatëse hedhin fajin te njëri tjetri por pa ofruar zgjidhje për problemin.

Nga Komuna e Tetovës thonë se kjo rrugë nuk është nën ingerencat e tyre dhe nuk ju takon atyre ta asfaltojnë.

“Ajo rrugë është nën ingerencat e Agjencia për rrugë organ vartës nën Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Dhe e njëjta duhet të përfundohet nga ata të cilët buxhetohet” thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga ana tjetër Agjencia për rrugë shtetërore thotë që kjo rrugë nuk i takon as asaj.

“Kjo rrugë nuk është nën ingerencat e Agjencionit për rrugë shtetërore. Nëse do ishte e jona, përse do ta linim për 1 kilometër”, thonë nga Agjencia për rrugë shtetërore.

As në platformën online të kadastrës nuk ka të dhëna se e kujt saktësisht është kjo rrugë. Andaj e njëjta ka ngelur pa pronarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button