Facebook-u, më i rëndësishëm se gjitha

Mund t’ju duket e pabesueshme, por një studim i ri i Universitetit të Chicagos tregon se rrjeti social Facebook, është më i rëndësishëm dhe më tundues se marrëdhëniet seksuale e duhani. Kërkuesit morën në analizë 250 persona nga 18 në 85 vjeç, të cilët tregonin se dëshira për të shkruar statuse, mesazhe apo për të postuar foto ishte më e fortë se çdo gjë.

7 herë në ditë, për një javë rresht, vullnetarëve iu kërkua që të tregonin dëshirat e tyre dhe sa të forta ishin ato.

Përfundimi ishte ky: Të qëndroje larg Facebook-ut, Twitter-it e rrjeteve të tjera sociale, ishte gjëja më e vështirë.

Wilhelm Hofmann, kryetar i grupit të studiuesve thotë se duke se rrjeti social ka më shumë akses se “ngacmuesit” e tjerë, është e vështirë ta refuzosh.

“Është e vështirë t’i rezistosh. Mjafton të mendosh që është pa pagesë të qëndrosh gjithë kohën në Facebook”,-thotë ai. Studimi po ashtu tregonte se vullnetarët duhet të merreshin me diçka tjetër që ta hiqnin mendjen nga Facebook-u.

Rezultatet përfundimtare të këtij studimi do të publikohen së shpejtë në gazetën “Shkenca e Psikologjisë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button