Është sulmuar drejtuesi i ujësjellësit në Tetovë, shkak mos lëshimi i lejes për kyçje të paligjshme

Drejtuesi i Ujësjellësit në NPK “Tetovë” është rrah në zyrën e tij sepse s’ka dashtë të jep leje për kyçje në rrjetin e ujit, pasi bëhet fjalë për lidhje të paligjshme në një rajon ku nuk ka të ndërtuar rrjet të ujësjellësit, transmeton SDK.mk, përcjell Portalb.mk.

“Para tre ditësh, në zyrën time erdhi një përfaqësues i një ndërmarrjeje nga Tetova, e cili dëshironte të merrte kyçje në rrjetin e ujit te lokacioni nën vijën hekurudhore për në fshatin Falishe. U përpoqa t’ia shpjegoja se Ujësjellësi, në atë pjesë, nuk ka infrastrukturë të ndërtuar dhe e këshillova të drejtohet Sektorin për shërbime komunale të Komunës së Tetovës, sektor ky përgjegjës për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe vetëm pasi të ndërtohet rrjeti do të mund të lejohet kyçja në të. Duke vlerësuar që unë personalisht nuk po ia jap lejen për kyçje, klienti më shau më goditi me grushte dy herë në fytyrë”, thotë Samedin Abedini, drejtues i Ujësjellësit në NPK “Tetovë”.

Ai shtoi se pala kishte dorëzuar edhe dokumente në bazë të të cilave ka kërkuar lidhje, por ato nuk ishin vlefshme. Abedini e ka raportuar rastin në policinë e Tetovës.

SPB Tetovë e konfirmon rastin, ndërsa nga Sektori planifikimit urban i Komunës së Tetovës thonë se objektet për të cilat kërkohet lidhje në rrjetin e ujit janë ndërtesa pa leje.

Lidhjet ilegale me rrjetin e ujësjellësit janë ndër shkaqet kryesore të problemeve në furnizimin me ujë të pijshëm në Tetovë. Abedini thotë se në këtë moment nuk ka kufizime në qytet, përveç ndërprerjeve të përkohshme gjatë natës, por jo më shumë se një orë, megjithatë me ardhjen e vjeshtës, pritet që furnizimi me ujë të zvogëlohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button