Deputetët të hënën do të vendosin për ligjin e Prokurorisë Publike dhe për shkarkimin e Janevës

Nga e hëna pritet që të vazhdohet seanca parlamentare për ligjin e prokurorisë publike i cili do të zgjidh statusin e ardhshëm të Prokurorisë speciale, dhe në procedurën parlamentare duhet të hyjë edhe raporti për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva.

Pushteti dhe opozita ende nuk janë pajtuar në tërësi rreth ligjit për prokurorinë publike, sidomos problem përbën statusi i lëndëve të PSP-së, siç njoftoi ministrja e drejtësisë Renata Deskoska.

Nga LSDM janë optimist dhe shpresojnë që do të mblidhet dy e treta e shumicës parlamentare. Sipas tyre zgjidhja më e mirë e dëshirueshme është që ligji të votohet me konsensus në seancë parlamentare, e cila pritet që të mbahet me 10 shtator. Burime të larta nga partia për Nova.tv thonë se ka gjasa të mëdha që të arrihet marrëveshje me opozitën.

Deri më tani nuk ka informacione se a do të ketë konsultime mes grupeve punuese në pushtet dhe opozitë gjatë vikendit për përshtatje të qëndrimeve.

Nga LSDM thonë se nëse nuk arrihet marrëveshje atëherë Këshilli për prokurorë publik në përputhje më ligjin do të duhet të zgjedh ushtrues detyre për prokurorinë speciale, dhe nuk përjashtohet mundësia për mbajtjen e takimit të liderëve.

Ndërkaq në Kuvend është dorëzuar dje raporti i Këshillit të Prokurorëve Publik për fillimin e procedurës për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, Këshilli i Prokurorëve Publik njëzëri ka vendosur se janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës për shkarkimin e Katica Janevës nga funksioni kryeprokurore e PSP-së.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

 

LEXO PËR LËNDËN: REKET

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button