U arrestua veprimtari Joshua Wong në Hong Kong – u anuluan protestat

Policia e Hong Kongut arrestoi të premten veprimtarin e njohur, Joshua Wong dhe një anëtar tjetër me peshë të grupit pro demokratik, në një goditje në rritje ndaj të përfshirëve në protestat e kësaj vere, njofton Zëri i Amerikës.

Policia arrestoi në enjten edhe udhëheqësin e lëvizjes për pavarësi, Andy Chan.

Autoritetet refuzuan një leje për një parakalim të planifikuar për të shtunën, në përvjetorin e pestë të një vendimi të Kinës për të mos lejuar zgjedhjen plotësisht demokratike të udhëheqësit të Hong Kongut.

Organizatorët thanë se do ta anulojnë parakalimin.

“Përparësia e Frontit për të Drejtat Qytetare të Njeriut është të sigurohemi që të gjithë pjesëmarrësit në parakalimet tona të jenë të sigurt fizikisht dhe juridikisht. Kjo është përparësia jonë”, tha tha Bonnie Leung, një drejtuese e grupit. “Dhe për shkak të vendimit të marrë nga Këshilli i Apelit, na vjen shumë keq, por nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që të anulojmë parakalimin”.

Policia tha se Joshua Wong dhe Agnes Chow janë duke u hetuar për rolin e tyre në protestën e paautorizuar më 21 qershor para stacionit të policisë. Të dy përballen me akuza të mundshme për pjesëmarrje në protestë dhe nxitjen e të tjerëve për pjesëmarrje. Joshua Wong po hetohet edhe nën dyshimet për organizimin e saj.

Joshua Wong është sekretar i përgjithshëm i partisë Demosisto dhe Agnes Chow është anëtare. Ai ishte një nga udhëheqësit studentor të “lëvizës së ombrellave”, demonstratave më të mëdha pro demokratike të vitit 2014.

Protestat në Hong Kong filluan me thirrjet për të ndaluar një projekt-ligj që mundësonte ekstradimin e të dyshuarve në territorin e Kinës për ndjekje penale, ndërsa u zgjeruan për shkak të shqetësimit në rritje se Kina po ndërhynë në të drejtat e qytetarëve të Hong Kongut.

Projektligji i ekstradimit u pezullua, por protestuesit duan tërheqjen plotë të tij, po kërkojnë demokraci dhe një hetim të pavarur për veprimet e policisë kundër protestuesve.

Policia tha se Andy Chan u arrestua nën dyshimin për nxitje trazirash dhe sulm mbi policinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button