Meghan dhe Kate kanë shkatërruar marrëdhëniet midis Harryt dhe Williamsit

Më herët këtë vit, princi 34-vjeçar Harry dhe 38-vjeçarja Meghan Markle u ndanë zyrtarisht nga fondacioni mbretëror dhe e themeluan fondacionin e tyre ‘Sussex Royal’, njofton Koha Ditore.

Por siç shkruan Mirror, si duket Kate dhe William kanë vendosur të përfundojnë marrëdhënien e tyre me dukën dhe dukeshën e Sussexit. Princi William dhe gruaja e tij e ndryshuan emrin e organizatës bamirëse nga The Royal Foundation në The Royal Foundation of the Duke and Duchess of Cambridge.

Me këtë akt, 37-vjeçari William dhe Kate e ndërmorën hapin e fundit për t’u ndarë nga vëllai dhe kunata. Një burim i afërt me familjen pretendon se nuk ka kurrfarë tensioni ose grindje në familjen mbretërore. ‘Bëhet fjalë për përgatitjen e të dy çifteve për rolet e tyre në të ardhmen. Është e qartë se rrugët e tyre tani janë krejtësisht të ndryshme”, tha burimi për Mirror. Organizata The Royal Foundation ka funksionuar që nga viti 2009 dhe u themelua nga vëllezërit Harry dhe William, ndërkohë që Kate iu bashkua atij dy vjet më vonë, pas martesës.

Por kjo nuk është hera e parë që vëllezërit ndahen nga njëri-tjetri. Njësoj ndodhi edhe me profilin e Instagramit. Meghan dhe Harry kështu u ndanë nga profili i përbashkët, duke e hapur të vetin të emërtuar Sussex Royal. Në një rast, duka dhe dukesha e Sussexit thanë për The Sun se kjo po bëhet me qëllim të brendimit të emrit të tyre ndaras, në mënyrë që ata të veprojnë në mënyrë të pavarur. Gjithçka si duket po shkon në drejtimin e gabuar pasi që Meghan hyri në familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button